Elvis Roshi nuk do të bëjë asnjë ditë burg

schedule13:52 - 13 Korrik, 2018

schedule 13:52 - 13 Korrik, 2018

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e Tiranës vendosi sot për të dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg. Ky dënim në aplikim të gjykimit të shkurtuar pezullohet dhe gjykata e konvertoi në 60 orë punë në interes të publikut.

Prokuroria po gjatë seances së sotme kishte kërkuar dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Në përfundim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, që lejon uljen e 1/3 së dënimit organi i akuzës kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit.

Vetë Roshi nga ana e tij i kishte kërkuar Gjykatës të pezullohet dënimi dhe të kryejë punë me interes publik.

Avokati Maks Haxhia tha se çështja penale për përdhunimin në vitin 1995, për të cilin akuzohet Elvis Roshi është rihapur në Itali me kërkesë të tij. Sipas prokurorit Enklid Gjini, Roshi nuk ka deklaruar vendimin e fajësisë në Itali, një vendim për dëbimin nga Italia dhe as 5 emra të ndryshëm të përdorur prej tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!