Elvana Gjata është një nga ato këngëtare që shfaqet shumë rrallë me pastime në rrjetet sociale. Mirëpo, sa herë që bën një të tillë krijon shumë “zhurmë”.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fotot e publikuara nga këngëtarja së fundmi. Elvana shfaqet e veshur me kostum blu, ndërsa zbulon një pjesë të gjoksit dhe barkut të tonifikuar.
Por detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave është buzëqeshja e saj dhe jo më kot.
Këtë herë Elvana ka dy dhëmbë të mbuluar me material floriri dhe nuk dihet ende se a janë të përhershëm apo vetëm përkohësisht./abcnews.al