Elseid Hysaj mund të transferohet tek Roma ose Juventus

schedule18:30 - 29 Korrik, 2019

schedule 18:30 - 29 Korrik, 2019

Juventus dhe Roma interesohen për sherbimet e mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj. Futbollisti i Napolit është alternative e Kanselos i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë.

Çdo ditë dalin detaje dhe zhvillime të reja rreth mbrojtësit të Kombëtares Shqipptare, Elseid Hysaj. E ardhmja e 25 vjeçarit është në udhëkryq edhe pse ofertat nuk mungojnë. Atletiko Madrid ishte skuadra më pranë shërbimeve të anësorit që aktivizohet me Napolin, por tratavat kanë mbetur pezull, pasi Napoli kërkon 25 mln euro. Në skenë është edhe skuadra e Romës. Mediat italiane raportojnë se trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseka ka biseduar me mbrojtësin shqiptar për një transferim të mundshëm në Olimpiko, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet të tjera. Së fundmi në Itali aludojnë se edhe Juventus mbetet në garë për të nënshkruar me Elseid Hysaj. Lojtari ka qenë ndër mbrojtësit e preferuar të teknikut Sarri në kohën që ishin tek Empoli e më pas te skuadra e Napolit. Mësohet se kreu i pankinës së bardhezinjve i ka kërkuar drejtorit sportiv të klubit, Paratici që të kontaktojë  me futbollistin shqiptar. Sari nuk është i bindur për mbrojtësin Kanselo dhe Hysaj është një nga alternativat e momentit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!