Kapiteni i ekipit kombëtar, Elseid Hysaj është optimist për duelin ndaj Islandës. Mbrojtësi vlerëson kundërshtarin por beson se 3 pikët janë të arritshme.
Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen zyrtare ndaj Islandës e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00. Situata paraqitet mjaftë mirë tek kuqezinjtë që përgatiten për këtë duel prej rreth 15 ditësh. Kapiteni i ekipit kombëtar Elseid Hysaj thekson se skuadra është gati për këtë duel si dhe komenton skemën 352 që do të aplikojë trajneri Italian
Në lidhje me kundërshtarin Islandën, një emër i vogël në futbollin evropian por që rezultoi të ishte surpriza në euro 2016, Hysaj shprehet se kjo skuadër nuk është e njëjtë me atë të dy viteve më parë./ABC News Albania 24/7