Elseid Hysaj dëshironte Chelsea-n…

schedule22:18 - 23 Gusht, 2018

schedule 22:18 - 23 Gusht, 2018

Elseid Hysaj është i pakënaqur me klubin e tij, Napolin, që nuk lejoi transferimin e tij në Angli. Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar po sheh mundësinë për rinovimin e kontratës.

Ishte dhe mbetet një nga më të rëndësishmit.

Elseid Hysaj është një garanci e vërtetë në kombëtaren shqiptare, por edhe tek Napoli, veçse e ardhmja nuk do të jetë ashtu siç mendonte. Mbrojtësi i djathtë dëshironte të kalonte në Premier Legue tek Chelsea, por ky transferim u bllokua pikërisht nga klubi italian.

Agjenti i shqiptarit, Mario Giufredi, deklaroi përpara kamerave së fundmi, se ishte shumë i zhgënjyer nga pakti mes Napolit dhe Chelsea-t, për të mos lejuar kalimin e lojtarëve nga Italia në Angli.

Ky ishte kushti që presidenti napolitan, De Laurentis, i vuri trajnerit Maurizio Sarri, në mënyrë që ta lejonte të prishte kontratën dhe të ulej në stolin e londinezëve. Giufredi, theksoi se do ta diskutonte këtë gjë me De Laurentisin, edhe pse tani zgjidhja e vetme mbetet rinovimi i kontratës.

Hysaj nënshkroi kontratën e re dy vjet më parë, në bazë të një rroge bazë që do të shkonte nga 1.5 milionë euro, deri në 2.5 milionë euro në vitin e gjashtë të marrëveshjes. Klauzola e transferimit për të u vendos 50 milionë euro, dhe mediat napolitane po llogarisin se çfarë i leverdis më shumë klubit, ta shesë kartonin e Hysajt, apo ta mbajë.

Duket se trajneri Carlo Ancheloti ka zgjedhur variantin e dytë, pasi dëshiron të luftojë për titullin në Serinë A.

Vlerësimi i tij doli i saktë pas ndeshjes së parë në fushën e Lazios, të cilën Napoli e fitoi 2-1, dhe ku Hysaj u shpall lojtari më i mirë i javës në kampionat, për lojën pa top dhe për dyluftimet e fituara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!