Elsa Saka: Vula e fermanit të Kamenës është gjetur në ambientet e Arkivit

schedule16:00 - 31 Maj, 2019

schedule 16:00 - 31 Maj, 2019

Vula e fermanit të Manastirit të Kamenës, e vitit 1640, e cila u deklarua e humbur disa ditë më parë nga Arkivi i Shtetit, është gjetur brenda ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Në një prononcim, përgjegjësja e promovimit, Elsa Saka thotë se çështja është nën hetim.

Arkivi  i Shtetit  në kuadër të 70 vjetorit hap dyert për qytetarët. Nga data 3 deri më 7 qershor vizitorët do të mund të shohin nga afër jo vetëm koleksionin e kodikëve dhe fermanëve të rrallë, por edhe proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimit, digjitalizimit dhe restaurimit të dokumenteve arkivore.

Këto ditë vizitoret do të mund të shohin edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që shfaqen rrallë herë në publik.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i bën thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita  gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!