Timo Werner do të luajë sezonin e ardhshëm në Premier League. Bild raportoi se Leipzig ka arritur akordin me Chelsea dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit gjerman në Londër.
Një lajm që i surprizoi të gjithë, mes tyre edhe Hans-Dieter Flick, trajnerin e Bayern Munchen. Bavarezët ishin një nga klubet e interesuara, por garën e fituan “Blutë e Londrës”, që do të paguajnë 60 milion euro në arkat e Leipzig.
Trajneri i Bayernit ka vlerësuar goditjen e Chelsea, që ka përforcuar sulmin me 24-vjeçarin, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bayer Leverkusen (nesër, ora 15:30).
“Nëse është e vërtetë, ashtu si më treguan që do shkojë te Chelsea, është një goditje e shkëlqyer. Me të vërtetë një blerje e shkëlqyer“, deklaron trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al