Elon Musk propozon sërish që Krimea të njihet si pjesë e Rusisë: Nëse sulmojmë, ata do të godasin me armë bërthamore

schedule14:56 - 18 Tetor, 2022

schedule 14:56 - 18 Tetor, 2022

Elon Musk ka trumbetuar edhe një herë pikëpamjen e tij se SHBA duhet të ndihmojë në negocimin e një marrëveshje paqeje që do ta shihte Krimenë të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Rusisë.

Plani i Musk do të nënkuptonte që Ukraina të heqë dorë nga Krimea, e cila u aneksua ilegalisht nga Vladimir Putin në 2014. Në planin e tij thuhej se të kishte gjithashtu referendume në katër rajonet e reja të aneksuara të Ukrainës, me Musk duke sugjeruar se vullneti i popullit do të mbizotëronte.

Plani i Musk rezultoi i diskutueshëm, por u vlerësua në një editorial në Neësëeek. Miliarderi më pas ripostoi artikullin e tij me fjalët: “Jashtëzakonisht e thënë mirë”.

Pas ripostimit të Musk, ai u pyet nëse mendonte se mund të ndodhte një luftë e tretë botërore dhe ai u ndal veçanërisht tek mundësia e përdorimit të armëve bërthamore.

“Nëse Rusia përballet me zgjedhjen e humbjes së Krimesë ose përdorimit të armëve bërthamore në fushën e betejës, ajo do të zgjedhë këtë të fundit. Ne tashmë e kemi sanksionuar Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, kështu që çfarë u mbetet atyre për të humbur? Nëse ne e sulmojmë Rusinë përsëri, ata do të na godasin me armë bërthamore dhe pastaj do të kemi Luftën e Tretë Botërore”, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!