Eljon Toçi ka shpërthyer sot kundër Romës, duke shënuar tre gola në kampionatin elitar të të rinjve në Itali.
Sulmuesi i Shqipërisë U21 ishte fantastik, pasi Bianco barazoi. Për dy minuta ai shënoi dy herë në pjesën e parë dhe Fioentina e pa veten në avantazhin e dy golave.
Toçi shënoi më pas edhe golin e tretë personal, para se Bianco të vuloste fitoren 5-2 të ekipit “Vjollcë”.
Toçi ka shkuar në kuotën e 12 golave me Fiorentinën U19 këtë sezon. Më parë ai është grumbulluar edhe me ekipin e parë, në një duel të Serie A kundër Lazios. / abcnews.al