Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë tashmë prej një viti prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri.
Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here foto të vogëlushit.
Së fundmi, Elita ka postuar në Instastory një kolazh fotosh, ku shihet një foto e saj dhe një foto e Zërit.
Në foton në fjalë, ajo shihet në moshë shumë të vogël dhe duke qarë. E njëjta mimikë dhe të njëjtat tipare shihen dhe në foton e Zërit, që siç duket është një kopje e nënës së tij.
“Më vjen keq bebe”, ka shkruar Elita krahas fotos, duke etiketuar Gjikon./abcnews.al