Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë pak kohë më parë, dhe janë bërë prindër të një djali me emrin e veçantë Zëri.
Së fundmi, reperi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video, ku shihej Elita e shtrirë pranë Zërit, me barkun e rrumbullakosur, aq sa dukej në muajt e fundit të një shtatëzanie të dytë.
Por në fakt, kjo thjesht ishte një shaka pasi në vend të atij që dukej si barku i fryrë i Elitës, ishte koka e reperit, duke na bërë të gjithë të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo është thjesht një shaka, apo dyshja kanë zgjedhur në mënyrë paksa të veçantë për të treguar se do të bëhen prindër për herë të dytë. /abcnews.al