Elisi, fëmija i parë për vitin 2019

schedule10:10 - 1 Janar, 2019

schedule 10:10 - 1 Janar, 2019

Me të mbërritur Viti i Ri 2019, ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, i cili është një djalë i shëndetshëm dhe quhet Elis.

Viti 2019 duket se do të jetë viti i djemve. Ky është Elisi, një djalë i shëndetshëm i cili ka lindur në orën 00:02 minuta të datës 1 Janar 2019 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet.

“Kam kënaqësinë t’u them të gjithëve që lindja e parë u bë këtu në maternitetitin “Mbretëresha Geraldinë”. Lindi një djalë i shëndetshëm, 3 kile e 150, në orën 00:02 minuta. Edhe bebi dhe nëna për momentin gëzojnë shëndet të plotë”, u shpreh doktoresha.

Ardhja e Elisit në jetë është edhe dhurata më e madhe e 2019 për këta dy prindër nga Lushnja, por me banim në Tiranë të cilët nuk i fshehin emocionet e tyre.

“Është fëmja jonë i parë. Elis e ka emrin. Është djali ynë i parë. Jemi shumë të emocionuar. Është e vërtetë që Elisi lindi disa sekonda pas mesnatës. Ne prisnim që të lindte në mëngjes, por vendosi të na bënte dhuratë dhe të lindte disa sekonda në hyrje të vitit të ri 2019”, tha babai i Elisit.

Sipas stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, me të mbërritur data 1 Janar 2019, përveç bebes së parë që ishte djale, kanë ardhur në jetë edhe mjaft të tjerë, kryesisht djem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!