Elisabeta Imeraj vendoset në krye të Prokurorisë së Tiranës

schedule15:18 - 1 Gusht, 2018

schedule 15:18 - 1 Gusht, 2018

Elisabeta Imeraj është vendosur në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkës. Deri tani, ajo ka qenë prokurore tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, si është një 6 prokurorët që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, ka ardhur zëvendësimi i tij.
Mësohet se në vend të Rreshkës u vendosur Elisabeta Imeraj e cila u emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.
Rreshka u shkarkua nga KPK-ja pasi rezultoi se nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, nuk kishte deklaruar saktë pasurinë si edhe nuk kishte burime të ligjshme për krijimin e saj. Të njëjtin rezultat negative për Rreshkën dha edhe ILDKPKI-ja pasi kishte mungesë burimesh financiare për investimet në bono thesari në vlerë 7.9 milionë lekë në vitin 2015 dhe 2016.

Elisabeta Imeraj është edhe një nga gjatë prokurorët që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir. Pavarësisht vendosjes së saj në krye të organit të akuës së kryeqytet, burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë për ABC News, se Imeraj vijon të jetë pjesë e dosjes Tahiri.

Ndërkohë Elisabeta Imeraj, është një nga prokuroret që ka hetuar çështje të rëndësishme te krimet e Rënda, si dosja Shullazi apo edhe dënimi i 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Tiranës vazhdon të mbetet bosh vendi i zëvendësprokurorit, pas shkarkimit të një tjetër prokurori, Arben Nela, që mbante këtë detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!