Eliminimi nga Kupa e Italisë, Mourinho: Pjesa e parë e tmerrshme, kjo skuadër ka vështirësi me rotacionet

schedule08:14 - 2 Shkurt, 2023

schedule 08:14 - 2 Shkurt, 2023

Roma u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Italisë, pasi Cremonese fitoi ndaj kryeqytetasve. Jose Mourinho nuk i kursen fjalët për të komentuar eliminimin e bujshëm të Romës.

“Kemi pasur një pjesë të parë të tmerrshme, të një niveli shumë të ulët. Në të dytën, gjysmë gabimi individual, jashtë kontekstit, na preu këmbët rezultati 2-0, patëm një reagim të mirë, por ata u mbrojtën shumë dhe ishim të pafat. Megjithatë, mësova të mos qaj për humbje dhe të pres me padurim ndeshjen e radhës. Mund të them se skuadra jonë ka vështirësi me rotacionet, ka vështirësi të luajë tre ndeshje në një javë.

Urime Cremoneses, ata kanë bërë dy fitore të mëdha jashtë shtëpisë. Kjo është një kupë e çuditshme, që vë në vështirësi ata që vijnë nga Serie B, si ata dhe për këtë arsye ishin edhe më mirë, vërtet urime”, është shprehur Mourinho./ h.ll/abcnews.al