Demokrati Ibsen Elezi ka kërkuar filtra për përzgjedhjen e delegatëve në Kuvendin e Berishës. Ai tha se nëse flitet për një PD ndryshe këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë.
“Ku janë filtrat e përzgjedhjes dhe kush e mori këtë përgjegjësi përsipër, janë filtra që kanë të bëjnë me figurën morale të çdo drejtuesi, pra përderisa kemi marrë këtë përgjegjësi për një PD ndryshe, këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë”, tha ai.
Ai tha se Kuvendi duhet të marrë me seriozitet mundin dhe sakrificën e demokratëve në të kundërt do të kthehet në boomerang.
“Ky kuvend duhet ta marrë me seriozitet mundin dhe sakrificën e demokratëve. Unë përderisa kam qenë një nga njerëzit kam kërkuar një Kuvend të tillë. Ky kuvend do ju kthehet në boomerang nëse cedoni”, tha ai.