Elezi: Fototeka e Arkivit të filmit, pasuri unike

schedule18:00 - 16 Janar, 2019

schedule 18:00 - 16 Janar, 2019

Aktorë, regjisorë dhe pjesa e padukshme si piktorët e filmit, kostumografët dhe teknicienët vijnë të përmbledhura në kinoditarin e vitit 2019. Drejtorja e Arkivit, Iris Elezi thotë se fotot e prezantuara janë të panjohur edhe për vetë artistët. Synimi i saj është realizimi i një muzeu për kinematografinë shqiptare.

Rrëmimi në fototekën e pasur të Arkivit të filmit, ku ruhen shirita filmash dhe foto të shkrepura në shesh xhirim e ngacmoi drejtoren e këtij Institucioni Iris Elezi për t’i permbledhur në  një botim,  i cili nis me kopertinën e filmit Skënderbeu dhe na sjell edhe emra të panjohur ende.

Përtej ndërrimit të emrave të kinemasë shqiptare, ky botim ka edhe një qëllim, për të sjellë një këndvështrim të ri të kinemasë në aspektin studimor. Përtej këtij botimi, kineastja synon edhe pasurimin e sjelljes në kohë të kostumografisë së këtyre filmave. Por Iris Elezi mbetet shpresë plotë për realizimin e muzeut të filmit, pasi vetëm këtë Janar mundi t’i hapë dyert e një muzeu.

Tashmë ky kinoditar është jo vetëm i bukur estetikisht, dhe i pasur me informacion mbi kinemanë shqiptare në shqip dhe anglisht, por edhe funksional, ku mund të mbash shënime për axhendën vjetore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!