Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit pritet të jetë plot surpriza.
Këtë vit festivali i njohur i është besuar, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet të ketë shumë risi.
Ai do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës, por edhe këngëtarë të rinj që pretendojnë fitoren.
Elvana Gjata, Bojken Lako, Renis Gjoka etj, janë në mesin e këngëtarëve të njohur që do të konkurojnë për çmimin e parë që do t’i çojë në skenën e Eurovizionit.
Por jo vetëm kaq, festivali do të bëjë pjesë të tij, për herë të parë këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Ajo është e ftuara speciale dhe me siguri do të elektrizojë publikun.
Eleni vitin e kaluar përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe arriti të renditet në vendin e dytë./abcnews.al



