Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Greqi. Fama e saj tejkaloi kufijtë e vendit fqinj me pjesëmarrjen në “Eurovision” dy vite më parë, ku arriit të renditej në vendin e dytë. Së fundmi, Eleni ka publikuar projektin e ri, një duet me Mad Clip.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte paraqitja topless në klip. “Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë këtij projekti, “Mporei” është publikuar në Youtube. Jam shumë e gëzuar t’ju prezantoj videoklipin tonë më të ri së bashku me mikun dhye artistin e dashur Mad Clip. Shpresoj që ta doni aë shumë sa ne.”, thotë Eleni.
Kujtojmë që këngëtarja është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak se mohoi origjinën e saj shqiptare dhe se nuk fliste shqip. Ajo ka treguar se me largimin në Greqi, prindërit u detyruan të flisnin greqisht për të mësuar gjuhën gjatë kohës që ishte në shkollë. Ajo ka thënë se megjithëse nuk e flet dot, e kupton shumë mirë gjuhën shqipe. /abcnews.al


