Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka performuar në sheshin Skënderbej, duke elektrizuar atmosferën me disa nga këngët më të njohura nga repertori i saj.
Ajo është pëlqyer shumë nga publiku, të cilët kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër këngëtaren. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Window”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.
Këtij suksesi të artistes, nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama, i cili e ka falenderuar, duke e cilësuar kinge.
“Faleminderit kinge”, ka shkruar ai krahas fotos së Ritës me flamurin shqiptar./abcnews.al