Elefanti sulmon të renë në Tajlandë, vdes turistja spanjolle

schedule19:13 - 6 Janar, 2025

schedule 19:13 - 6 Janar, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë ku një 22 vjeçare është sulmuar nga një elefant. Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja spanjolle humbi jetën.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi kur turistja, e cila ishte pjesë e një grupi që vizitonte një park elefantësh, u afrua shumë me kafshën, e cila reagoi për shkak të ‘stresit’.

Blanca Ojanguren García, 22 vjeç, vizitoi Qendrën e Kujdesit për Elefantët Koh Yao kur elefanti e goditi me brirë, duke e lënë të vdekur. García, e cila ishte studente e të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Navarra në Spanjë, po jetonte në Tajvan si pjesë e një programi shkëmbimi studentor.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe për kushtet në të cilat elefanti ishte mbajtur.

Ky incident ka rritur shqetësimet për sigurinë e turistëve në parqet e elefantëve në Tajlandë, ku kafshët shpesh janë të mbyllura në kushte të pasigurta dhe ndonjëherë shfaqin sjellje agresive.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!