Elefantët në Tajlandë “emigrojnë” për t’i mbijetuar urisë së koronavriusit

schedule09:21 - 26 Maj, 2020

schedule 09:21 - 26 Maj, 2020

Me rënien e industrisë së turizmit, shumë elfefantë në Tajlandë rrezikojnë të vuajnë nga uria.

Disa nga kujdestarët e tyre po i çojnë kafshët jashtë qendrave turistike të vendit, në fshat ku ka ushqim.

“Ne po i marim elefantët po i dërgojmë në shtëpitë tona”. Me rënien e pandemisë, turizimi ka marrë fund , pritëm me muaj por asgjë nuk ndryshoi, tha një nga banorët e zonës për BBC.

Rruga për të mbërritur deri në fshat është e gjatë dhe me ta është edhe një elefant  i cili është 60 vjeç dhe sigurisht do t’u duhet të ecin më ngadalë.

“Nëse ata  lodhen sigurisht ne do t’i lëmë të pushojmë, sepse maksimumi që do na duhet të mbërijmë në destinacion është 3-4 ditë rrugë”.

Rreth 300 elefantë janë pjesë e turizmit dhe turistët shpenzojnë shumë para për tu argëtuar me ta.

Pas 3 ditësh ata mbërritën në fshat, ku banorët e zonës  i kishin përgatitur ushqim për ti uruar mirëseardhjen./abcnews.al