Elbasani është rikthyer në hartën Covid të Shqipërisë disa javë pasi u shërua edhe pacienti i fundit i infektuar.
Abcnews.al mëson se gruaja nga Elbasani dyshohet se është infektuar në Tirane pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë marrë 10 tamponë dhe rezultoi pozitive vetëm 73 vjecarja, ndersa tre anëtarët e tjerë të familjes në testin e parë kanë rezultuar negativ.
Lexo edhe: 349 “mina me sahat”, ku janë rastet aktive me koronavirus në të gjithë vendin
Pavarësisht thirrjes se autoriteteve për të shmangur grumbullimet dhe ceremonitë mortore mësohet se gruaja para disa ditësh ka marrë pjesë në varrimin e nje te aferme te saj në Tiranë.
Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qendrueshme , për pasojë është izoluar ne banesën e saj.
Lexo edhe: “Virulenca e virusit ka rënë”: Pipero flet edhe për gjendjen e pacientëve në spital
Jo më larg se sot u krye dezifektimi i baneses dhe mjediseve të përbashkëta në pallat.
Pas më shumë se nje muaj pa raste frika dhe paniku u rikthye në qytetin e Elbasanit.
Ndonëse bashki e gjelbër në Elbasan nga sot aktiv një rast. /abcnews.al

