Elbasani me vetëm 4 gjyqtarë, numër i lartë dosjesh të pashqyrtuara

schedule10:49 - 5 Shtator, 2023

schedule 10:49 - 5 Shtator, 2023

Gjykata e Elbasanit ka momentalisht vetëm 4 gjyqtarë, nga 18 që duhet të kishte normalisht. Kjo ka ardhur si pasojë e Vettingut, ku disa u shkarkuan dhe disa të tjerë dhanë dorëheqjen.

Kjo është reflektuar në mungesë të theksuar stafi. Dosjet që janë duke shqyrtuar janë të një numri të konsiderueshëm, raporton gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi.

Një gjyqtar do duhet të shqyrtojë rreth 1300 dosje. Një numër i konsiderueshëm, çka nga aspekti njerëzor është e pamundur të përfundohen brenda afateve ligjore.

Kjo ka ndikuar edhe tek personat që kanë për të zgjidhur një çështje në gjykatë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja thotë se janë klientët ata që po vuajnë pasojat e mungesës së gjyqtarëve. Një pjesë e tyre janë duke u tërhequr nga kërkesat e bëra, pasi kanë kaluar mbi 3 vite.

Kjo ndikon edhe në aspektin financiar të qytetarëve, pasi shpesh ka shtyerje të seancave dhe ata janë të detyruar të paraqiten herë pas here.

Po ashtu edhe në cilësinë e seancave gjyqësore dhe në vendimin e drejtë nga gjyqtarët.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!