Elbasani i boshatisur, qytetarët të ndërgjegjësuar, respektojnë “shtetërrethimin”

schedule21:45 - 21 Mars, 2020

schedule 21:45 - 21 Mars, 2020

Këtë fundjave e gjithë shqipëria që prej orës 13:00 të kësaj të shtune deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit janë të pezulluar dhe nuk lejohet asnjë lëvizje.

Në qytetin e Elbasanit duket se urdhëri është zbatuar në kohë rekord dhe rrugët janë boshadisur nga qytetarët dhe nga automjetet.

Në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti prej mesditës nuk lëviz më asnjë person duke respektuar kështu urdhrin  që do të jetë në fuqi deri të hënën në orën 05:00.

Qytetarët elbasanas i janë bindur urdhrit të Qeverisë Rama për të qëndruar në shtëpi për shkak të masave drastike që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit . Nga një vëzhgim i imtësishëm i bërë në këtë qytet rezultoi se të gjitha rrugët janë   të boshatisura dhe të gjithë janë mbyllur brenda si kurrë herë tjetër. /abcnews.al