Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasani: Feja mund të shërbejë për të shuar konfliktet në botë! Goxhaj: Gjenocidi në Gaza i papranueshëm, duhet reagim

schedule21:09 - 27 Maj, 2026

schedule 21:09 - 27 Maj, 2026

Ekspertja e sigurisë kibernetike, Nadia Elbasani thotë se feja mund të shërbejë për të shuar konfliktet në botë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Elbasani u shpreh se në vendin tonë, ka harmoni fetare.

Ndërsa aktivisti Baki Goxhaj, i cili u deportua nga Izraeli, deklaroi se gjenocidi në Gaza është i papranueshëm.



Sipas tij, duhet të ketë reagim ndërkombëtar.

Nadia Elbasani: Baza e fesë do duhet të jetë morali. Dhe kur ti reagon, reagon edhe mbi baza morale dhe mbi atë që po ndodh diku tjetër. Në Shqipëri, ne kemi një harmoni fetare të mrekullueshme, patjetër që po. Por ky inferioriteti që ne të mos reagojmë, jo. Feja duhet të bëjë më të mirën e vet dhe më e mira normalisht, do duhet të hyjë edhe në tema globalizimi për të shuar konfliktet që janë nëpër botë.

Baki Goxhaj: Nëse do kishte gjenocid në Arabinë Saudite, unë do isha i pari në flotilje për në Arabinë Saudite. Çfarë e ndan është jeta njerëzore, a po dhunohet sistematikisht në nivel industrial jeta njerëzore apo jo. Gjenocidi nuk është i pranueshëm, kërkon qeveritë e botës të bëhen bashkë dhe ta ndalojnë. Kështu e kërkon ligji ndërkombëtar. Pavarësisht se ne jemi nënshkrues dhe nuk e zbatojmë, ashtu sikurse shtete të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!