Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e flotiljes që shkonte për në Gaza/ Aktivisti Baki Goxhaj: Shkova për arsye humanitare

schedule20:29 - 27 Maj, 2026

schedule 20:29 - 27 Maj, 2026

Aktivisti Baki Goxhaj thotë se gjenocidi në Gaza nuk lidhet me shtete të tjera, por me çështjen e palestinezëve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Goxhaj u shpreh se ishte pjesë e flotiljes që do shkonte në Gaza, për arsye humanitare.

“Ky është një ekzagjerim i pavend, që pretendoni se këtu po vijnë konflikte të huaja dhe sidomos ta lidhni këtë me gjenocidin e Gazës. Gjenocidi i Gazës, nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur në Siri, me shtetin e Iranit. Gjenocidi i gazës ka të bëjë me çështjet e palestinezëve, me të drejtën e tyre për vetëvendosje. Mua më dhimbsen njerëzit e pafajshëm, nuk dua të jetoj në një botë ku kryhet gjenocid. Arsyeja në thelb është humanitare. Sigurisht që lidhja ime me popullin palestinez, ka edhe elementin fetar brenda, sepse ata janë myslimanë. Ne e kemi të sanksionuar në kuran, vëllazërimin me të gjithë myslimanët. Sigurisht që ky element ekziston.



Flotilja dhe përfshirja ime në të, është mision humanitar. Aty ka pasur rreth 15 përqind myslimanë, shumica ishin fe të ndryshme dhe nga vendet perëndimore. Ka rrugë zyrtare si bashkohesh. Aplikova në faqen e internetit, kalova të gjitha filtrat për t’u bërë pjesë e misionit, filtrat ishin shumë të ashpër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!