Zjarri, në kërkim administratori fabrikës/ Elbasan, fabrika e plastikës mbyll dyert, shkaktoi ndotje të lartë

schedule11:43 - 5 Shtator, 2024

schedule 11:43 - 5 Shtator, 2024

Fabrika e plastikës që u përfshi nga zjarri një ditë më parë, të enjten kishte mbyllur portat.

Punonjësit të cilët rrezikuan jetën nga flakët nuk janë rikthyer ende në punë.

Në fabrikën “alb plastic”, që funksionon prej vitesh në Bradashesh të Elbasanit, të enjten ishte vetem roja i sigurisë dhe dy tre persona të cilët përpiqen të vendosin rregull në oborrin e shkrumbuar.

Për mediat nuk pranuan të flisnin dhe as nuk lejuan filmimin e dëmeve materiale që së largu duken të konsiderueshme.

Por më të mëdha janë dëmet e shkaktuara në mjedis.

Për të përcaktuar materialin që është djegur dhe elementët që mund të jenë çliruar në ajër ekspertë të inspektoratit të mjedisit morrën prova në vendngjarje.

Për rastin policia e Elbasanit referoi materialet në prokurori dhe ka shpallur në kërkim një 54 vjecar, administrator të kompanisë.

Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende ndërsa paraprakisht ashtu sikurse autoritetet njoftuan të mërkurën ka dyshime se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.