Një punonjës i pyjores u vra aksidentalisht në Elbasan. Për ngjarjen u arrestua shoku i tij, me të cilin kishte shkuar për të kapur dheplra të kuqe.
Një gjuetar i gjelprave të kuqe u vra në Mjekës të Elbasanit. Viktima është Ardi Bodurri 36-vjeç me detyrë punonjës i Shërbimit Pyjor në Elbasan dhe policia ka arrestuar njëri nga shokët e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar dhe 36 vjeçari është vrarë me armë gjahu. Viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin.
Me një mjet tip Fuoristradë kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, Preni Zavalina aksidentalisht ka vrarë Bodurrin. Viktima ishte specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe mjeti Fuoristradë është në pronësi të kësaj agjencie. Viktima ka patur dhe autorizim për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë. Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

