Mesnatën e sotme raportohet për të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit. Nuk raportohet për të plagosur. Është qëlluar nga një mjet në ecje.
Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle në zonën ku janë raportuar të shtënat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani Dyli Haxhire në zonën e quajtur Gurabardhi./ abcnews.al