Elbasan, shkrumbohet magazina me metrazhe

schedule00:14 - 28 Janar, 2020

schedule 00:14 - 28 Janar, 2020

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak para mesnate ne lagjen Shënkoll të Elbasanit. Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një magazinë me metrazhe dhe copa të ndryshme që përdoreshin për tapiceri.

Magazina në është në pronësi të Leonard Mustafait dhe është djegur plotësisht, raporton gazetari i Abc News, Aldo Kozaria. Sipas tij dëmi material është i madh ndërsa nuk ka persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët dhe policia po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit./abcnews.al

*foto ilustruese