Rreth 29 kilogramë lëndë e dyshuar cannabis sativa është sekuestruar në Belsh të Elbasanit, ndërkohë që dy persona janë vënë në pranga. Policia sqaron se pas informacioneve të marra në rrugë operative ka bllokuar një automjet tip “Benz” që drejtohet nga shtetasi me inicialet D.M. Pas kontrollit të ushtruar ka gjetur rreth 28 kilogramë lëndë narkotike. 26 vjeçari drejtues i mjetit shoqërohej nga një 40 vjeçar me inicalet N.L. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e këtij të fundit ku kanë gjetur rreth 1 kg të lëndës së dyshuar narkotike. Të dy personat banues në Lushnje tashmë janë në arrest, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Elbasan, sekuestrohet rreth 29 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa
schedule14:44 - 7 Janar, 2018
schedule 14:44 - 7 Janar, 2018