Elbasan, pasi del nga burgu gjen shtëpinë plot me fatura të ujit dhe të energjisë

schedule19:32 - 8 Nëntor, 2017

schedule 19:32 - 8 Nëntor, 2017

Një ish i burgosur në Elbasan ka frikë se do të përfundojë përsëri në burg për shkak se nuk mund të shlyeje dot faturat e ujit dhe të energjisë për disa vite. Ai thotë se ato fatura i gjeti në shtëpi pasi doli nga burgu ku kishte qëndruar për 4 vjet.

Pas nismës së kryeministrit për ujin e pijshëm, i ka hyrë tmerri. Ëngjëll Shaqiri, një burrë i mjeruar që qan. I vetmuar dhe i braktisur përpiqet të shtyjë ditët në qytetin e tij në Elbasan.
Nga viti 2011 deri në qershor të vitit 2014 ka qenë në burg. Por kur kthehet në shtëpine gërmadhë gjen një tufë me fatura për ujin dhe energjinë. Tregon se i duhet të paguajë 506 mijë lekë fatura uji në një kohë kur s’ka banuar aty.
Pasi fitoi lirinë, për një vit e gjysmë mbeti pa asnjë të ardhur. Më në fund bashkia i ka dhënë 18 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike.
Paralajmërimi i kryemnistrit që për 90 ditë duhet të shlyejnë faturat e ka dëshpëruar. Ai kërkon ndihmë për të zgjidhur këtë çështje, pasi s’ka asnjë shans për të paguar e do të përfundojë në burg përsëri./abcnews.al