Elbasan, konvikti në shërbim të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

schedule15:44 - 23 Shtator, 2019

schedule 15:44 - 23 Shtator, 2019

Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion konviktin e shkollës pedagogjike për strehimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti. Kryebashkiaku Gledian Llatja ishte në disa familje të dëmtuara në Bradashesh dhe Papër.

Ai u kërkoi banorëve që të mos qëndrojnë në shtëpi, por të strehohen në konvikt. Në Elbasan nga tërmeti u regjistruan dëme vetëm në disa shtëpi të vjetra. Ndërsa është rasportuar për dëme edhe në disa banesa në Librazhd, kryesisht në fshatrat Lunik, Orenjë, Polis dhe Hotolisht./ABC News Albania 24/7