Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Elbasan, investime në ujësjellës/ Karakaçi: Garanton ujë të pijshëm për 60 për qind të qytetit

schedule19:10 - 18 Maj, 2026

schedule 19:10 - 18 Maj, 2026

Mbi 60% e qytetarëve të Elbasanit tashmë do të marë një furnizim më cilësor me uje të pijshëm.Ministri Karakaçi inspektoi investimin e realizuar në ujësjellësin e këtij qyteti me vlerë mbi 13 milion euro i cili përfshin rehabilitimin e dy depove ekzistuese si dhe ndërtimin e një depoje totalisht të re. Gjithashtu është bërë e mundur shtrimi i linjave të reja, instalimi i matësave si dhe janë realizuar lidhjet e reja familjare.

Krahas përmirësimit të shërbimit që ju ofrohet qytetarëve, investimi ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e performancës dhe të treguesve financiarë të kompanisë.

Për ujësjellësin e Elbasanit janë parashikuar investime të tjera të cilat përkojnë me efiçencën e energjisë dhe që do të ndikojnë në uljen e konsumit të energjisë dhe për pasojë edhe në uljen e shpenzimeve.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!