Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Elbasanit dhe akuzohen se kanë goditur shefin e policisë së rendit në këtë zonë. Ata janë Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç banues në lagjen “Shënkoll”. Sipas policisë këta persona në lagjen e tyre kanë kundërshtuar me dhunë shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin A. M.,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /abcnews.al