Elbasan/ E përplas makina, një person në gjendje të rëndë

schedule16:40 - 30 Janar, 2018

schedule 16:40 - 30 Janar, 2018

Një 50-vjeçar po lufton me jetën në spital, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në rrugën Elbasan – Cerrik në afërsi të Urës së Shkumbinit. Sipas policisë, një mjet tip “Ford” që drejtohej nga 49-vjeçari A. R, banor në Shushicë, goditi 50-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje serioze për jetën. Policia shoqëroi drejtuesin e Fordit dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!