Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasan, dorëhiqen nënkryetarët e Bashkisë/ E paqartë nëse i binden urdhrit të Ramës apo pas hetimit për inceneratorin

schedule13:43 - 21 Korrik, 2025

schedule 13:43 - 21 Korrik, 2025

Nuk ndalen dorëheqjet në Bashkinë e Elbasanit.

Katër nënkryetarët janë larguar nga detyra ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo vendimarrje vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për rifreskim të stafit të këtij institucioni apo dorëheqjet kanë ardhur përshkak të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e kësaj të hëne nga prokuroria e Elbasanit.

Po ashtu, mësohet se është dorëhequr edhe kryetari i njësisë administrative që ka në menaxhim varrezat e qytetit, pas kritikave publike që kreu I qeverisë I bëri kryebashkiakut Llatja, për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Pak ditë më parë, edhe dy drejtorë dhe kryetarët e njësive administrative u larguan nga detyra, ndërsa pjesa tjetër e drejtorive vijon punën normalisht. Por Elbasani, nuk ishte e vetmja bashki, e cili u përball me largime masive.

Thuajse në të gjitha bashkitë që drejtoheshin nga të majtën u dorëhoqën drejtorët, administratoret lokkalë, ndërsa një pjesë edhe nëkryetarët.  Sipas kryeministrit Rama, këto largime janë një domosdoshmëri, për ti hapur rruge riorganizimit, vetëpastrimit dhe emërimëvë të reja mbi bazën e meritokracisë në pushtetin vendor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!