Një person i dyshuar për terrorizëm është kapur nga agjentët e antiterrorit të Policisë së Shtetit. Ai është Bledar Ibrahimi 28 vjeç dhe u arrestua në Elbasan. Sipas policisë 28 vjeçari është person i kërkuar nga Drejtësia Italiane. Interpol Roma e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në date 15.4. 2019 mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste. Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al
Elbasan, arrestohet 28 vjeçari i dyshuar për terrorizëm
schedule15:13 - 23 Prill, 2019
schedule 15:13 - 23 Prill, 2019