Pavarësisht se kanë emra si Vinicius Junior e Rodrygo, reparti ofensiv nuk është “pika më e fortë” e organikës së “galakatikëve” të Real Madrid, të cilët që prej largimit të “bomberit” francez, Karim Benzema janë në kërkim të një “bomberi” të vërtetë, të cilin mesa duket e kanë gjetur.
Bëhet fjalë për “fantazistin” argjentinas, të Manchester City, Julian Alvarez, me këtë të fundit, që përveç “gjigandëve” të Madridit kërkohet gjithashtu dhe nga rivalët e tyre të përjetshëm, Barcelona dhe pritet një “përballje” e fuqishme mes klubeve gjatë afatit kalimtar të janarit, për shërbimet e 23-vjeçarit.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Alvarez ka zhvilluar plot 14 paraqitje me fanellën e “qytetarëve” të Manchester City, në të gjitha kompeticionet, teksa ka arritur të shënojë plot 7 gola e të asistojë 5 të tjerë. /i.m /abcnews.al