Real Madrid dhe Barcelona do të zhvillojnë mes tyre “El Clasico” e parë për vitin 2022, e cila është e vlefshme për raundin gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 12 janar.
Siç dihet përballjet mes katalanasve dhe “Los Blanoc” vitet e fundit janë bërë shumë interesante ku spektakli ka qenë i garantuar, e tillë pritet të jetë edhe kjo përballje mes tyre, pavarësisht pozicioneve në tabelën e klasifikimit që kanë këtë sezon.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka treguar se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, e cila do jetë e luftuar në fushë me skuadrat që kërkojnë rezultat pozitiv përballë njëra-tjetrës.
“ Rivaliteti mes Barcelonës dhe real Madrid do të ekzistojë gjithmonë. Kjo ndeshje nuk quhet El Clasico pa një motiv. Është El Clasico dhe gjithmonë do mbetet El Clasico. Në teori ne jemi favorit, por fusha është ajo që do të japë verdiktin final për këtë ndeshje, sepse të dyja skuadrat e nisin lojën 0-0, dhe po ashtu të dyja ekipet i kanë mundësitë të marrin rezultat pozitiv. Ne do të përpiqemi të jemi më të mirë në fushën e lojës, ashtu siç do të kërkojë të bëjë edhe Barça. Është nj kompeticion shumë i rëndësishëm dhe trofeu i parë i sezonit”, deklaroi Ancelotti. /f.a/abcnews.al