Fatmir Kolecaj mbrëmjen e djeshme ka vrarë me automatik, motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34 vjeç.
Autori krimit të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës.
Gazetari Gjergj Figuri raportoi për “ABC News”, se autori i krimit i cili vrau ish-bashkëshorten ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. Autori kishte patur probleme me shëndetin mendor.
Edhe pas daljes nga burgu gjendja e tij psikologjike nuk ka qenë e mirë dhe kërkonte të takonte tre vajzet. Në momentin që ai nuk ishte lejuar, ka sjellë përshkallëzim të situatës duke pasuar me tragjedinë.
Ka qenë një telefonatë që ka realizuar me bashkëshorten për të takuar vajzat dhe nuk është lejuar të futet brenda. Ai ka pritur derisa të dalin dhe më pas i ka qëlluar”, raportoi gazetari
Ndërkohë, Prokuroria vazhdon hetimet dhe policia kërkimet, por deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë të autorit.
/abcnew.al