Ishte duke ngrënë mëngjesin, ekzekutohet një shqiptar në Brazil, zbulohet identiteti

schedule18:14 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 18:14 - 2 Dhjetor, 2020

Një 47-vjeçar shqiptar u ekzekutua në Brazil ndërsa ishte ulur në një restorant po konsumonte mëngjesin në rajonin qendror të São Paulo. Mediat braziliane shkruajnë se viktima është Ilir Zelka. Ai prej 20 nëntorit qëndronte në një hotel në këtë zonë dhe në restorantin që u vra shkonte cdo ditë për të ngrënë, ndërsa u ekzekutua mëngjesin e datës 1 dhjetor.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë policisë braziliane se autori ishte me një motor, bluzë të kuqe dhe kokore, për të mos u identifikuar.

Shqiptari ishte ulur në karrige në momentin që u qëllua. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 47-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave.

Një zyrtar i policisë braziliane tha për mediat se autori braktisi motorin dhe zhduku rrobat që përdori në momentin e vrasjes. Autoritetet kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit, që ende nuk është identifikuar.

Pak ditë më parë u ekzekutua një tjetër shqiptar, në Ekuador, Adriatik Tresa, ndërsa shkak sipas autoriteteve të këtij vendi ishin përplasjet për kokainën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!