Ekzekutohet i riu shqiptar në Greqi

schedule10:06 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 10:06 - 5 Dhjetor, 2018

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së martës në Kavala të Greqisë. Sipas mediave greke, i riu i cili aktivizohej në një skuadër futbolli të zonës, mund të jetë përfshirë në pazare droge.

Një 18-vjeçar shqiptar, Marios Isa, është vrarë me armë zjarri në Greqi. Mbrëmjen e së martës në Kavalla. Sipas mediave greke, në momentin e ekzekutimit viktima mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro. Të dhënat e para të policisë greke konfirmojnë se 18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba. Viktima ishte lojtar i një ekipi futbolli grek.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur shkollën e lartë. Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Në polici është shoqëuar një person që ndodhej pranë vendngjarjes, për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën. Policia ka gjetur dhe armën me të cilën është kryer vrasja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!