Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekzekutivi, pushtet i pavarur si gjyqësori”/ Rama: Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë ‘gurin dhe arrën’ për të goditur këtë shumicë qeverisëse

schedule09:32 - 16 Shkurt, 2026

schedule 09:32 - 16 Shkurt, 2026

PS prezanton në Kuvend nisma ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ekzekutivi është pushtet i pavarur si gjyqësori.

“Kushtetuta thotë ka tre pushtete ë pavarura. Përveç gjyqësorit është edhe legjislativi edhe ekzekutivi. Për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin dhe ku gjyqësori nuk mund të imagjinojë të ndërhyjë në territorin tonë, kur them tonë kam parasysh atë nesër dhe pasnesër. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka gjykatës dhe prokuror t’i diskutojë dot. Ai pushtet i pavarur prej nesh është për të vigjeluar nëse vendime tona janë vendime që burojnë vetëm në vendime të shpallura. Por për të vigjeluar bazuar në prova e fakte”, tha ai.



Më tej kryeministri theksoi: “Duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet funksion për funksion që të mos ketë më interpretime për boshllëk. Kjo nuk ka lidhje me rastin konkret. Rasti konkret ka rrugën e vet. Ne do merremi me pezullimin, për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë gurin dhe arrë për të goditur këtë shumicë qeverisëse”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!