Ekzekutimi për pazaret e drogës, flet vlonjati që u kap me kallash në makinë: Nuk kam gisht

schedule19:15 - 3 Mars, 2021

schedule 19:15 - 3 Mars, 2021

10 plumba kallashnikovi u zbrazën sot mbi trupin e Tauland Gjikajt në Vlorë nga një person me maskë anti-covid që e qëlloi teksa po ecte në këmbë.

Për ngjarjen deri tani një person është në kërkim, ndërsa njëri është arrestuar, të cilit iu sekuestrua edhe një kallashnikov. Në dëshminë e parë para hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj ka mohuar autorësinë. “Nuk e kam kryer unë krimin” mësohet se ka qenë 44-vjeçari pas arrestimit.

Por cila është pista ku po hetohet? ABC mëson se pista e parë në tavolinë është ajo e trafikut të drogës, ku i riu ka qenë i dënuar më parë. Pazaret e drogës dyshohet se janë arsyeja që sollën përplasjet mes grupeve duke i marrë jetën të riut.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale (lexo ketu). Viktima  përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

31-vjeçari është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!