Ekzekutimi në Vlorë, si u bllokua autori, kallashi iu gjet në makinë, shoku në kërkim

schedule16:47 - 3 Mars, 2021

schedule 16:47 - 3 Mars, 2021

Tauland Gjikaj u ekzekutua ditën e sotme në Vlorë, ngjarje që tronditi qytetin. Deri tani është arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj. Por si u arrestua 44-vjeçari?

Policia njofton se forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi” në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Jonuzaj nga Vlora u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Hans (Andi) Jonuzaj, sipas policisë sot rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi” në bashkëpunim me një tjetër person, i cili është shpallur në kërkim qëlluan me armë zjarri në drejtim të Tauland Gjikajt 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve vdiq.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh (lexo ketu). Viktima  përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

31-vjeçari është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë/ db/ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!