Ekzekutimi me plumb në kokë në Mirditë, identifikohet një i dyshuar

schedule15:15 - 18 Tetor, 2019

schedule 15:15 - 18 Tetor, 2019

Grupi i hetimit për vrasjen në Zallë Xhuxhe të Mirditës ka arritur në gjurmët e një personi të dyshuar. Burime nga Prokuroria e Lezhës i thane ABC Neës që presim arrestimin e tij.

Pas pak më shumë se dy javë nga vrasja e Eri Zefit në Zallë Xhuxhe të Mirditës hetuesit po përgatiten t’i vendosin prangat një personi të dyshuar. Një burim nga grupi hetimor i tha ABC News që është identifikuar autori që ekzekutoi 34-vjeçarin.

Hetuesit nuk janë gati të përcaktojnë shkakun e vërtetë, por kanë siguruar disa prova sipas të cilave gjakmarrja nuk është motivi kryesor i vrasjes. Fillimisht i riu është ishte dhunuar fizikisht dhe nuk ka patur mundësi reagimi ndaj autorëve. Me pas ai është transportuar për t’u ekzekutuar atje ku u gjet i vrarë.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përgjatë Rrugës së Kombit dhe vendit ku u pa për herë të fundit viktima, hetuesit zbuluan një makine që ka lëvizur kohën kur ndodhi krimi. Kjo provë u dha drejtim tjetër hetimeve.

Arrestimi i personit të dyshuar do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë fillim Tetori në Mirditë. Ekzekutimi i Eri Zefit u bë me plumb në kokë 50 metra larg Rrugës së Kombit në njësinë administrative të Fanit./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!