Ekspertet kriminalistë të policisë së Tiranës kane kryer disa eksperimente në vendin ku u ekzekutua Eduart Reçi për të zbuluar vendin nga ku është qëlluar biznesmeni.
Ka dyshime se autori ka qenë pozicionuar në një sheshpushim të kateve të një pallati përball oborrit ku u vra biznesmeni.
Megjithatë deri në këto momente pavarësisht eksperimenteve nuk është gjetur vendi nga ku ka qëlluar autori.
/abcnews.al/