Kastriot Reçi, një emër i njohur së paku në veri është ekzekutuar me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rreshenit, duke rihapur një plagë të vjetër të hakmarrjes në Mirditë. Ai nuk është një person i skeduar nga policia, por emri i tij lakohej për trafik droge. Sakaq, 47-vjeçari ishte pronar i një televizoni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”. Pikërisht para lokalit të tij ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona të armatosur. Policia deri më tani nuk ka dhënë asnjë pistë për hetimin e kësaj vrasje, por burimet konfidenciale thanë se bëhet fjalë për vrasje për hakmarrje.
Vrasja e Kreshnik Gjinit
Kreshnik Gjini, 31 vjeç është vrarë në komunën e Forestit të Belgjikë në 2017.
Kanë qenë dy persona të maskuar që qëlluan me armë Kreshnik Gjinin, i cili humbi jetën menjëherë. Hetuesit belgë nuk kanë asnjë të dhënë sa i përket identitetit të dy vrasësve. Ndërsa, hetimet janë përqëndruar në disa vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën dhe që dyshohet se kanë lidhje me viktimën.
Cristina, e dashura e Kreshnik Gjinit, u tha hetuesve belgë se një vit më parë është vrarë në Shqipëri daja i 31-vjeçarit. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua më 9 Shtator 2016 në Rrëshen. 9 muaj më pas është vrarë në Romë, Gasper Reci, vëllai i Kastriot Reçit, edhe kjo vrasje e mbetur pa autor.
Lexo edhe: FOTO/ U ekzekutua sot, Kastriot Reçit i vranë vëllain dy vite më parë në Romë
-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali.
-Më 6 shtator 2017 u vra Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë
Më 7 Janar 2019, u vra Kastriot Reci në Rreshen.
Lexo edhe: Hakmarrja, pista e parë e hetimit për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen
/abcnews.al