Kastriot Reçi u ekzekutua gjatë mesditës së sotme me armë zjarri në Rrëshen, përpara lokalit të tij. 47-vjeçari ishte pronar i një televizioni lokal dhe i disa bizneseve të tjera.
Gazetari, Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se Kastriot Reçi është vrarë me katër plumba. Pista e parë e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Zanafilla e hakmarrjeve lidhet me vrasjen në qytetin e Rreshenit, të punonjësit të OSSH-së, Sajmir Jaku në shtator të vitit 2016, vrasje e cila mbeti pa autor.
Duket sikur ka krijuar një histori hakmarrjesh, që është pasuar me vrajsen në Belgjikë po në shtator të 2017 të Kreshnik Gjinit që mendohet se është kryer në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.
Atentatorët e sotëm të maskuar ishin të mirëinformuar për të realizuar eliminimin. Duket se është një krim hakmarrje dhe policia referuar këtyre ngjarjeve mund të arrijë në gjetjen e atentatorit, raporton gazetari i Abc News.
*Pamjet nga vendi i ngjarjes